Ditën e sotme, në ambientet e SPAK është paraqitur Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Burime bëjnë me dije se ai është thirrur për t’u marrë në pyetje në lidhje me hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme.
Ndërkohë, edhe vetë Erion Veliaj pritet të japë së shpejti shpjegime para prokurorëve, në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethana të hetimit.
Pritet me interes nëse Veliaj do të përballet me masa më të rënda, ndërkohë që thirrja e vëllait të tij në SPAK shihet si një sinjal i qartë se hetimet janë duke u zgjeruar.