FLASH :

Video/Vajza në Gaza qan babanin e vrarë teksa kërkonte ndihma

Layan al-Daghma ka shpërthyer në lot ndërsa rrëfen humbjen e babait të saj, Khaled al-Daghma, i cili u vra në pikën e shpërndarjes së ndihmave “Fish Fresh” në Rafah. Në një video që ka qarkulluar gjerësisht, Layan tregon se Khaled kishte shkuar për të ndihmuar në transportimin e njerëzve që kërkonin ushqim, pas muajsh të tërë urie dhe mungesash ekstreme.

Khaled është një nga të paktën nëntë viktimat e konfirmuara në këtë vendndodhje, ndërkohë që raportohet për viktima të tjera edhe në pika të ndryshme të shpërndarjes së ndihmave, përfshirë edhe pikën Netzarim.

Pika “Fish Fresh”, e administruar nga Gaza Humanitarian Foundation (GHF), po përballet me kritika të ashpra nga banorët vendas, të cilët e përshkruajnë gjithnjë e më shumë si një vend ku rreziku është më i madh se ndihma – një qendër më shumë për kontroll sesa për shpëtim.