FLASH :

Ushtria izraelite bombardon bllokun e banesave në Gaza

Një tjetër pamje tronditëse ka dalë nga Rripi i Gazës, ku një sulm ajror izraelit ka goditur një ndërtesë banimi në perëndim të Jabailas. Videon e ka ndarë fotografi palestinez Ramez Habboub, i cili ka kapur momentin e saktë kur raketa godet ndërtesën, duke shkaktuar shpërthim të fuqishëm dhe pluhur të dendur në zonën e populluar.

Në pamje shihet një palestinez duke u përpjekur të largohet me biçikletë në çastet që forcat izraelite lëshojnë goditjen nga ajri. Skena ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale, teksa sulmet ndaj zonave të banuara vijojnë të marrin jetë civile në një konflikt që nuk po njeh ndalim.