FLASH :

“Urdhëroi” të dashurin për të masakruar burrin, arrestohet 29-vjeçarja në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga 29-vjeçaren Melisa Hoxhallari, e shpallur në kërkim për plagosjen rëndë të bashkëshortit të saj, Gledian Hoxhallari.

Ngjarja ka ndodhur më 5 Janar të këtij viti në lagjen ‘Zogu i Zi’ në Fier, ndërsa 29-vjeçarja akuzohet për “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’. Më datë 05.01.2025, në lagjen “Apollonia”, dyshohet se shtetasi K. B. (aktualisht në kërkim), në bashkëpunim me 29-vjeçaren, plagosi me armë zjarri, shtetasin G. H., 40 vjeç” njofton policia.

Melisa Hoxhallari ishte arratisur pas ngjarjes së rënë bashkë me bashkëjetuesin e saj. Ky I fundit vijon të jetë në kërkim nga policia.