Një ekip dekorimi dasmash ndau një story në Instagram me një kartë tavoline të etiketuar “Taylor dhe Travis Kelce”, duke shkaktuar thashetheme se Taylor Swift dhe Travis Kelce ishin martuar fshehurazi.
Postimi, i ndarë më 9 qershor, i bëri fansat të pyesnin veten nëse çifti kishte bërë një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre
Në fotografi, ishte një zarf blu me mbishkrimin “tavolina 13” jku mbante emrat “Taylor dhe Travis Kelce”, duke shkaktuar bujë në mediat sociale. Mirëpo fansat kujtuan paraqitjen e fundit të dyshes në dasmën e kushëririt të Travis, Tanner Corum, në Tennessee vetëm disa ditë më parë, duke nxitur spekulime se Taylor mund të ketë përvetësuar mbiemrin e Kelce.
Komentet në X varionin nga mesazhe urimi deri te pyetje në lidhje me një njoftim të humbur për martesën, ndërsa fansat shqyrtonin me kujdes çdo detaj të postimit.
