FLASH :

Universitetet publike në vend janë kthyer në Muze Plagjiaturash.

Sot Bordi i Akreditimit në prezencë të Kryeministrit ekspozoi bunkerizimin dhe degradimin e Universiteteve Publike në vend.
Kthimin e Universiteteve në Muze Plagjiaturash ku për Katedrën e Korrupsionit hidhen më shumë fonde se për kërkimin shkencor Qëndresa Qytetare e ka denoncuar prej vitesh, denoncime që i ka paguar me përballje gjyqësore me Universitetin e Tiranës.

7 Universitete Publike në vend në vitin akademik 2023-2024 shpenzuan 88 milionë euro, ku shumica e parave shkuan për paga, udhëtime e mobilime zyrash.
Qëndresa Qytetare ka denoncuar faktin se 42% e stafit akademik të Universiteteve janë pa Doktoraturë, teksa Laboratorët janë thjesht projekte në letër, për të cilat janë zhvatur fondet, por laboratorët nuk janë efiçentë.


Kurrikulat nuk lidhen me tregun e punës dhe Universitetet shqiptare rankohen të fundit në rajon sa i përket cilësisë.
Duke marrë shkas nga precedenti i ish Rektorit të Mjekësisë dhe dosjes së Universitetit Bujqësor, Qëndresa Qytetare vlerëson se Vettingu në Universitete duhet bërë nga SPAK dhe Komisioni Parlamentar i Arsimit, pasi Universitet Publike në vend janë kthyer çerdhe korrupsioni dhe nepotizmi.