Këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi, duket se po jeton një moment të bukur në jetën personale.
Ai ka ndarë së fundmi një screenshot në Instagram, ku shihet një bisedë me një vajzë misterioze që i shpreh dashurinë.

“ Më mungon”, “Dëshiroj të martohem me ty” janë disa prej mesazheve të shkruara nga vajza, të cilat kanë nxitur dyshimet se Blero mund të jetë në prag të një martese të re.
Ndër të tjera vajza në fjalë shton: “Unë thash PO, pa më pyetur hiç”.
Ende nuk dihet se kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit, por fansat janë tashmë të bindur se Blero mund të jetë në një kapitull të ri dashurie, ndoshta edhe drejt një fejese apo martese.
Kujtojmë se këngëtari në një intervistë, i pyetur nëse do të kthehej me njërën nga ish-partneret e tij, Teutën, Afronën, ose me ish-partneren misterioze, të cilën ai e quante me përkëdheli, “bebi”, tha se në një skenar imagjinar, zgjedhja e tij do të ishte Teuta Krasniqi.

“Në njëfarë forme imagjinare, absolutisht do të ishte Teuta. Për shkak edhe të vajzës, por edhe për shkak të personit që është”, tha ai, duke iu referuar marrëdhënies së veçantë që ndan me ish-bashkëshorten dhe nënën e vajzës së tij.

Kujtojmë se ish-çifti i njohur i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2014, ndërsa janë prindër të një vajze, Tara.
Po ashtu, Fero i ka dhënë fund romancës me Afrona Dikën pas gati 7 vitesh së bashku ku ai hodhi akuza të rënda ndaj saj, duke e quajtur materialiste.

Këngëtari i ka dhënë fund lidhjes dhe me një vajzë misterioze të cilën e quante “bebi”. Ai është shfaqur disa herë krah saj në rrjetet sociale, por pa i zbuluar portretin. Lidhja mes tyre nisi pas ndarjes së Bleros nga Afrona, por përfundoi pas një kohe të shkurtër.

Ai deklaroi në një intervistë më parë, se shkaku i ndarjes është bërë një udhëtim i ish të dashurës pa dëshirën e tij. 45-vjeçari tha se ka qenë ish-partnerja ajo e cila ka marrë vendimin për tu ndarë, pasi sipas këngëtarit, mendimet dhe drejtimet e tyre në jetë ishin të ndryshme.



