FLASH :

Uji po dështon sezonin turistik në Durrës, ndërkohë Vlora drejt shndërrimit në qendrën e parë elitare për turizëm

Pavarësisht faktit se Golemi vijon të mbetet një nga destinacionet kryesore të turizmit të organizuar në Shqipëri, ku operatorët ndërkombëtarë, sidomos nga Polonia, po respektojnë kontratat me charterë të rregullt, sezoni turistik 2025 ka nisur me një problem serioz: mungesa e ujit.

Shprehur për revistën Monitor, Fatos Çerenishtit nga “FAFA Group”, nëse kjo situatë nuk zgjidhet menjëherë, pritet të kthehet në shqetësimin madhor të bizneseve gjatë këtij sezoni. Në një intervistë për Monitor, ai thekson se “shifrat e turistëve nordikë janë në rënie të vazhdueshme që prej tre vitesh”, për shkak të një modeli rezervimi më të kujdesshëm (“allotment”) dhe sfidave infrastrukturore.

Ekspertët e turizmit e konsiderojnë mungesën e ujit si problemin më të madh infrastrukturor të sektorit, që po ndikon në cilësinë e shërbimeve dhe përvojën e turistëve në destinacionet bregdetare. Ata theksojnë nevojën që qeveria të përfundojë me shpejtësi projektet e nisura të furnizimit me ujë.

Në këtë kontekst, Vlora pritet të përfitojë nga investimet më të mëdha publike, përmes ndërtimit të një ujësjellësi të ri që do të lidhë qytetin me të gjithë vijën bregdetare, duke përmirësuar furnizimin me ujë dhe duke e pozicionuar si epiqendrën e parë moderne të turizmit elitar në Shqipëri. Ky investim strategjik, sipas burimeve qeveritare, synon të tërheqë turistë me shpenzime më të larta dhe të rrisë qëndrueshmërinë e sektorit.