FLASH :

U vra nga ish-pronari, djali i 42-vjeçares nga Vushtrria prek me dedikimin, poston foton në krahët e së ëmës

Nexhmie Musliu Haradini 42-vjeç, nënë e tre fëmijëve u vra të hënën në Vushtrri nga ish-pronari 58-vjeçari Arsim Morina, pronari i furrës “Diellza, ku kishe punuar më herët.

Për këtë vrasje që tronditi opinionin publik në Kosovë, ka reaguar edhe djali i të ndjerës, Alaudin Haradini.
“InshaAllah n’Xhennet Nana jem”,- ka shkruar ai në Facebook, të hënën.
Rrahim Ajeti, familjar i viktimës i tha televizionit T7 se kanë marrë informacione jozyrtare se bëhet fjalë për një lloj hakmarrjeje, pasi viktima e kishte lënë punën në furrën pronar i së cilës ishte i dyshuari.


Mëson se e ndjera ka qenë e martuar dhe ka lënë pas vetës tre fëmijë. Dy vajza dhe një djalë. Djali është i moshës 18 vjeçare ndërsa dy vajzat me të vogla.