FLASH :

U rrëzua nga shkallët e banesës, ndërron jetë një 87-vjeçar në Devoll

Një ngjarje tragjike është shënuar në fshatin Hoçisht të Devollit, ku një 87-vjeçar ka humbur jetën pasi ra aksidentalisht nga shkallët e banesës së tij. Si pasojë e plagëve të rënda në kokë, i moshuari ka ndërruar jetë në vend.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Dyshimet e para flasin për një aksident shtëpiak pa elementë kriminalë.