FLASH :

U qëllua teksa ishte live në TikTok, zbulohen detaje rreth vrasjes se Valeria Márquez

Vrasja brutale e influencueses meksikane, Valeria Márquez, gjatë një transmetimi live në TikTok më 13 maj, ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin online. 23-vjeçarja u qëllua për vdekje brenda sallonit të saj të bukurisë në Zapopan, Jalisco, teksa ishte duke folur me ndjekësit e saj në rrjet.

Por zhvillimet më të fundit i kanë dhënë ngjarjes një kthesë edhe më të errët: dyshime për tradhti nga një shoqe e ngushtë.

Sipas medias argjentinase La Derecha Diario, një video e re mund të dëshmojë se Valeria është tradhtuar nga mikeshë e saj, e cila ndodhej me të në momentin e atentatit. Ajo është tashmë në qendër të hetimeve, e dyshuar si bashkëpunëtore, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse kishte dijeni apo rol aktiv në organizimin e sulmit.

Valeria Márquez ishte një emër në rritje në rrjetet sociale dhe shumë e ndjekur në TikTok. Momenti i vrasjes së saj është shpërndarë gjerësisht, duke nxitur zemërim dhe kërkesa për drejtësi.

Autoritetet lokale ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht përfshirjen e shoqes, por lajmi ka nxitur një reagim të fortë nga ndjekësit dhe komuniteti influencer, i cili kërkon transparencë të plotë dhe ndëshkim për fajtorët.

Ngjarja vijon të jetë në hetim aktiv, ndërsa opinioni publik e konsideron një nga rastet më tronditëse të tradhtisë mes mikeshash në epokën e rrjeteve sociale.