FLASH :

U kthye nga Anglia për hakmarrje: Ylber Jaku përballet me gjykatën për vrasjen e Reshit Sallahut

Në Gjykatën e Kukësit po zhvillohet sot seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Ylber Jakut, 41 vjeç, i akuzuar për vrasjen e Reshit Sallahut, 34 vjeç, më 7 maj në fshatin Plan të Hasit. Sipas hetimeve paraprake, Jaku, i kthyer nga Anglia ku jetonte si emigrant, dyshohet se kreu krimin një ditë pasi motra e viktimës, Artjola Sallahu (21 vjeçe), kishte ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik për natyrën e saj hakmarrëse. Ndërkohë, më 8 maj, gjykata vendosi masën “arrest shtëpie” për Artjola Sallahun për dhunën ndaj familjes së autorit të dyshuar. Prokuroria pritet të kërkojë masë të rreptë sigurie për Jakun në seancën e sotme.