FLASH :

U komunikua me bujë se u sekuestrua nga SPAK,Port Said në Durrës vazhdon rregullisht punën

Një numër i konsiderueshëm pasurish, me vlerë rreth 12 milionë euro, është sekuestruar në qytetin e Durrësit gjatë ditës së djeshme, si pjesë e një operacioni të gjerë hetimor të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në bashkëpunim me Prokurorinë e Barit, Drejtorinë Italiane Antimafia dhe me mbështetjen e EUROJUST. Sekuestrimet lidhen me hetimet pasurore të nisura në kuadër të procedimit penal nr. 36/2019, që përfshin 52 persona të dyshuar për trafik droge dhe pastrim parash 30 në Shqipëri dhe 22 në Itali.

Megjithatë, ndonëse një nga pasuritë e sekuestruara rezulton të jetë godina “Port Side” në Durrës, objekti vijon aktivitetin e tij normalisht, pa ndërprerje apo bllokim fizik. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një sqarim publik lidhur me këtë situatë, duke lënë hapësirë për pikëpyetje mbi zbatimin praktik të sekuestrimit. Procedurat aktualisht janë në fazë hetimi paraprak, ndërsa bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe italiane vijon për identifikimin e rrjeteve të tjera kriminale të përfshira në skemën ndërkombëtare të trafikut dhe pastrimit të parave.