FLASH :

U kapën me kanabis, ekstazi dhe kokainë në makinë – arrestohen 2 të rinj, 7 të tjerë nën hetim në Lezhë

Dy të rinj janë arrestuar dhe 7 të tjerë janë vënë nën hetim nga policia e Lezhës, pasi u kapën me lëndë narkotike gjatë një kontrolli rutinë.

Sipas njoftimit zyrtar, policia ndaloi disa automjete dhe kreu kontrolle fizike ndaj personave që ndodheshin brenda tyre. Gjatë verifikimeve, u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndëve narkotike të llojeve kanabis, ekstazi dhe kokainë.

Në pranga përfunduan një 19-vjeçar dhe një 29-vjeçar, ndërsa 7 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia vijon hetimet për të zbardhur origjinën e lëndëve narkotike dhe lidhjet e mundshme të personave të përfshirë me rrjete të shpërndarjes së drogës.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në vijim të punës për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: E. Gj., 19 vjeç, O. G., 29 vjeç. Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasit: M. Sh., 38 vjeç, A. E., 24 vjeç, U. F., 22 vjeç, L. S., 22 vjeç, E. A., 24 vjeç, N. A., 30 vjeç, L. B., 21 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik të këtyre shtetasve dhe të automjeteve me të cilat ata lëviznin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë të dyshuara narkotike të llojeve kanabis, ekstazi dhe kokainë.”, njofton policia.