FLASH :

U kap në Londër për tentativë vrasje dhe trafik droge, konfiskohen pasuritë e Fatjon Dauti, ‘krahut të armatosur’ të Berishës

Prokuroria e Kukësit ka konfirskuar tre pasuritë e Fatjon Dauti, i cili aktualisht është i arrestuar në Londër, pasi akuzohet për vrasje dhe trafik droge.

Prokuroria e Kukësit ka konfirskuar tre pasuritë e Fatjon Dauti, i cili njihet si krahu i djashtë i armatosur i kryedemokratit Sali Berisha. Dautaj aktualisht është i arrestuar në Londër, pasi akuzohet për vrasje dhe trafik droge.

Njoftimi i Prokurorisë Kukës:

Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës u konfiskuan pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Ky shtetas, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.

Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, konfiskoi pasuritë e mëposhtme:

  • Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;
  • Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe
  • Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.