Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest shtëpie” për Roxhensa Kapuranin, vajzën e këngëtares Eli Fara, e arrestuar më 21 gusht nga forcat “Shqiponja” në Vorë, gjatë një kontrolli rutinë.
39-vjeçarja, e njohur edhe me emrin Marina Fara, u ndalua me 2.4 gramë kokainë në automjetin e saj.
Para trupës gjykuese, mes lotësh, ajo deklaroi se lënda narkotike ishte për përdorim vetjak. Pavarësisht pretendimeve, gjykata vendosi që Kapurani të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërsa hetimet do të vijojnë.







