FLASH :

‘U hodh nga ballkoni pas bullizimit’ – Rrëfimi tronditës i babait

Nuk është hera e parë që më bullizojnë vajzën. Vuante prej kohësh.

Ky është rrëfimi tronditës i A.C‑së, babait të 15‑vjeçares që u hodh dje nga ballkoni i banesës. Si shkak dyshohet sjellja keqdashëse e disa shokëve dhe shoqeve të vajzës, që e komentonin poshtërueshëm.

Vajza erdhi dje nga shkolla rreth orës 13:30. (qante) I tha vëllait: ‘Nesti, një vajzë dhe një shok në klasë më ofenduan dhe më thanë: je e shpifur’. Vëllai i tha: ‘mos u mërzit, do ta zgjidhim’. Vajza u shtri në krevat dypo dhe ish-gruaja po fliste me një mësuese. Për hir të fëmijëve, u bashkuam dhe ishim të gjithë bashkë. Dje ish-te-mbrëmja ditëlindja e djalit të vogël, mbushi 12 vjeç. Në një moment gruaja dëgjoi një zhurmë dhe më tha: ‘O Ben, shiko pak se çfarë po ndodh’. I thashë: ‘nuk është gjë’. Ajo doli në ballkon dhe pa vajzën shtrirë. Ulëriti. Dalim të gjithë jashtë. U mblodhën njerëz dhe e çuam në spital. Ambulanca mbërriti dhe e transportoi në spital. Për momentin aty është në kujdes mjekësor. Nuk është hera e parë që vajza vjen e trembur dhe e frikësuar nga shokët dhe shoqet. Tani është në gjimnaz, por e njëjta gjë i ndodhte edhe në klasën e 9‑vjeçares. Ne diskutojmë me të, e nxjerr nga ambiente, shihja se kohët e fundit ishte më keq.

Nuk ka shoqe, vetëm një vajzë nga lagja ka qëndruar. Edhe djalin e vogël e bullizojnë, nuk shkon në shkollë. Kam 20 vjet që jetoj në Sarandë. Nuk më ka ndodhur kurrë diçka e tillë. Mendoj ta tërheq vajzën në vend të shkollës. Mësuesja është si prind i dytë për timen. Sot u hodh nga ballkoni; nesër mund të shkojë të mbytët në det. Duhet ta mbroj 24 orë në ditë. Unë jam pa punë, punoj në të zezë; gruaja punon si pastruese nëpër shtëpi. Jemi me qira prej 20 vjetësh.”

Me këtë rrëfim të hapur, babai i adoleshentes përfundoi me një apel urgjent: të shihen me vëmendje fenomenet e bullizmit dhe të merret masa për të parandaluar tragjedi të tilla që godasin shpirtin e fëmijëve dhe familjeve të tyre.