FLASH :

“U dogjën, ishin duke tejkaluar një veturë kur i shpërtheu goma e Lamborghinit”, dalin detaje tronditëse nga vdekja e Jotas dhe vëllait të tij

Detaje të reja tronditëse janë zbuluar lidhur me aksidentin fatal në Spanjë ku humbën jetën futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllai i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Zamoras, në kilometrin e 65-të të autostradës A52, pranë komunës Palacios de Sanabria.

Sipas raportimeve të para, dy vëllezërit po udhëtonin me shpejtësi shumë të madhe në një Lamborghini, kur gjatë një manovre parakalimi shpërtheu një nga gomat e makinës, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga, të përmbyset dhe të shpërthejë në flakë. Fatkeqësisht, ata nuk arritën të dilnin nga makina dhe u dogjën plotësisht brenda saj. Identifikimi i viktimave u bë vetëm përmes targës së mjetit. Aksidenti ka tronditur botën e sportit dhe tifozët e futbollit në mbarë globin.