I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, gjykata e Tiranës konfirmon masën e sigurisë arrest me burg për Flodian Plakun, i njohur edhe me mbiemrin Mamo dhe Serjani.
42-vjeçari u arrestua pak ditë më parë nga forcat operacionale në Orikum.
Plaku para gjykatës: Nuk kam lidhje me ngjarjen, kam përdorur një Golf para 10 ditësh, prandaj erdhi policia tek unë.
Flodian Plaku u përfaqësua në gjykatë nga avokati i caktuar nga gjykata, Edvis Gorishti, i cili kërkoi një masë më të butë sigurie, por që u refuzua.