FLASH :

U aludua se do të jetë pjesë e “Ferma VIP”, Luiz Ejlli sqaron njëherë e mirë të vërtetën

Këngëtari dhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli ka sqaruar njëherë e mirë të vërtetën lidhur me zërat se do të jetë pjesë e formatit “Ferma VIP”. Ai shprehet se nuk do të jetë pjesë dhe se nuk ka biseduar kurrë me produksionin e këtij reality-show.

“Ju bëj me dije se nuk kam folur kurrë me askënd, as ndonjë telefonatë në lidhje me atë “Fermën VIP” – shkruan Luiz Ejlli nëpërmjet një stori në profilin e tij në Instagram.

Po ashtu, ai ka sqaruar se nuk do të marrë pjesë as në zgjedhjet parlamentare si kandidat i ndonjë partie, ndryshe nga sa është aluduar.

Ndërkohë, “Ferma VIP” mësohet se do të moderohet nga Luana Vjollca. Anabel ka mundur të zbulojë disa nga pjesëmarrësit, të cilët mund të jenë pjesë të këtij edicioni të Ferma Vip, si: Enca Haxhia, Fero, Alba Pollozhani, Big Basta, Erand Sojli, Frederik Ndoci, Olsi Bylyku