FLASH :

U akuzua për sulm ndaj rojes së sigurisë në Los Anxhelos, gjykata liron reperen Cardi B

Pasi një roje sigurie e paditi për 24 milionë dollarë (18 milionë paund) për një sulm fizik që Cardi B ka bërë ndaj tij, reperja është u lirua nga akuzat për sulm nga një juri e Los Angelesit.

Reperja Cardi B u lirua nga akuzat për sulm nga një juri e Los Angelesit, pasi një roje sigurie e paditi atë për 24 milionë dollarë (18 milionë paund) për një sulm fizik që reperja ka bërë ndaj tij.

Emani Ellis pretendoi se reperja amerikane e gërrvishi në faqen me një thoi 7.5 cm dhe pështyu mbi të jashtë zyrës së një mjeku obstetër në vitin 2018. 

Reperja doli në bankën e të akuzuarve dhe ajo i tha gjykatës se roja e ndoqi dhe e filmoi në telefonin e saj dhe nuk i dha hapësirë ​​apo privatësi. 

Sipas mediave të huaja, jurisë iu desh vetëm rreth një orë për ta liruar reperen fituese të çmimit Grammy nga akuzat për sulm, dhunë fizike dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional, si dhe neglizhencë dhe burgim të padrejtë.

Duke folur me gazetarët pas vendimit, Cardi B u bëri thirrje fansave të saj të mos e shqetësojnë znj. Ellis ose familjen e saj tani që është marrë një vendim gjyqësor.