FLASH :

Tym i Zi në Zvërnec, por nuk është për Papën, por ndotja e Petroliferës për turistët

Kjo ndotje alarmante që shihni në pamje nuk është tymi i zi për moszgjedhjen e Papës në Vatikan dhe as retë e zeza të prishjes së kohës, por është ndotja që petrolifera në Zvernec të Vlorës shkakton çdo ditë për turistët e shumtë që frekuentojnë këtë zonë. Petrolifera në Zvernec ndot plazhin, ndërkohë që turistët e shumtë po pushojnë. Edhe pse Vlora është një ndër qytetet më turistike në vend dhe sezoni ka nisur me ritme të kënaqshme, me turistë të huaj dhe vendas dhe sektori i hotelerisë shprehet shumë i kënaqur, mjedisi vazhdon të ketë një kujdes minimal ndaj jetës së njerëzve. Kjo vërehet në zonën e Zvernecit, afër Pyllit të Sodes në Vlorë, ku petrolifera e famshme vazhdon të ndotë me një tym të dëmshëm dhe kancerogjen për jetën e njerëzve, ndërkohë që pushuesit dhe turistët në këtë zonë janë shumë të shumtë në numër.