Një rast vjedhjeje është regjistruar sot rreth orës 13:00 në një biznes në Durrës. Pronari ka denoncuar se një person, i identifikuar prej tij si “turist i huaj”, ka marrë një orë nga vitrina e dyqanit dhe e ka fshehur në xhep, për t’u larguar më pas qetësisht.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket se veprimi është kryer me shpejtësi, në vetëm pak sekonda. Ora e vjedhur ka një vlerë rreth 150 euro.
Sipas pronarit, klienti nuk ka komunikuar fare gjatë hyrjes në dyqan, çka e ka bërë të dyshohet se ishte i huaj. Autoritetet pritet të hetojnë ngjarjen për të identifikuar dhe kapur autorin.







