Marrëdhëniet SHBA-Indi po kalojnë një nga momentet më të vështira të viteve të fundit, pasi bisedimet për një marrëveshje tregtare mes dy vendeve kanë dështuar.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv ditën e sotme, duke vendosur një tarifë shtesë prej 25% ndaj Indisë për mallrat që importohen nga ky shtet.
Vendimi vjen si pasojë e pretendimeve që India, drejtpërdrejt ose tërthorazi, po importon naftë nga Rusia.
Kjo tarifë e re është shtesë prej tarifës ekzistuese prej 25% që ishin shpallur më herët nga Presidenti amerikan.
Ky zhvillim pritet të përkeqësojë më tepër marrëdhëniet SHBA-Indi, në një kohë kur Kryeministri Narendra Modi pritet të vizitojë Kinën gjatë këtij muaji, për herë të parë pas më shumë se 7 vitesh.
Marrëdhëniet SHBA-Indi po kalojnë një nga momentet më të vështira të viteve të fundit, pasi bisedimet për një marrëveshje tregtare mes dy vendeve kanë dështuar.
Vendimi i fundit i Shtëpisë së Bardhë u paralajmërua nga Presidenti Trump që të hënën dhe vjen pas vizitës së të dërguarit të tij të lartë diplomatik, Steve Witkoff, në Moskë, ku u përpoq të bindte Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Presidenti Trump ka paralajmëruar vendosjen e tarifave më të larta ndaj Rusisë si dhe sanksione të tjera ndaj vendeve aleate të saj, nëse Presidenti rus Vladimir Putin nuk ndërmerr hapa konkretë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.