Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka zbutur qëndrimin ndaj Elon Musk, duke mohuar se ka ndërmend të ndërpresë subvencionet federale për kompanitë e tij. Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se dëshiron që Musk dhe të gjitha bizneset amerikane “të lulëzojnë më shumë se kurrë”.
Deklarata e presidentit vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes tij dhe miliarderit të teknologjisë janë përshkruar si të tensionuara, sidomos pas kritikave për ndihmën financiare miliarda dollarëshe që kompanitë e Musk marrin nga shteti. “Nuk është e vërtetë që dua të shkatërroj kompanitë e Elon,” shkroi Trump. “Dua që ai dhe të gjithë bizneset në vendin tonë të kenë sukses.”