FLASH :

Trump shpërthen kundër Amazon: E akuzon për akt armiqësor dhe politik ndaj Amerikës

Presidenti Donald Trump ka telefonuar i zemëruar themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, për ta paralajmëruar për “luftë” pasi kompania njoftoi se planifikonte të përfshinte koston e tarifave në çmimet e produkteve.

Pak para kësaj telefonate, Shtëpia e Bardhë e dënoi publikisht veprimin e Amazon, duke e cilësuar si një “akt armiqësor dhe politik” kundër Amerikës.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se kishte biseduar me presidentin menjëherë pas lajmit dhe përcolli mesazhin e tij:

“Kjo është një akt i pastër armiqësor dhe politik nga Amazon.”

Amazon kishte planifikuar të shfaqte kostot e tarifave të reja ndaj vendeve si Kina direkt në etiketat e çmimeve të produkteve të saj online, sipas një raportimi të Punchbowl News.

Leavitt shprehu zemërim, duke akuzuar Amazon se po vepron në mënyrë partizane dhe duke shtuar:

“Pse nuk e bënë këtë kur administrata Biden çoi inflacionin në nivelet më të larta në 40 vjet?”

Burime nga Shtëpia e Bardhë i thanë CNN se Trump personalisht telefonoi Jeff Bezos për të shprehur pakënaqësinë e tij.
Një ndihmës tha për CNN:

“Sigurisht që ishte shumë i zemëruar. Pse duhet që një kompani miliarda dollarëshe t’ua transferojë kostot konsumatorëve?”

Pas telefonatës, një zëdhënës i Amazon tha për Reuters se kompania nuk do ta aplikojë planin për etiketimin e tarifave dhe se ideja ishte shqyrtuar, por jo miratuar.

Ndërkohë, Leavitt akuzoi Amazon për bashkëpunim me propagandën kineze, duke përmendur një raport të vitit 2021 që tregonte si Amazon kishte hequr sistemin e vlerësimeve për librat kinezë me vlerësime të ulëta.

Tarifat e reja dhe ndikimi në ekonominë amerikane

Ndërkohë, tarifat e reja të Trump kanë shkaktuar reagime të ashpra në tregjet ndërkombëtare dhe shqetësim mes konsumatorëve amerikanë.
Një studim nga Budget Lab në Universitetin Yale vlerëson se tarifat mund t’i kushtojnë familjeve amerikane deri në 4,400 dollarë shtesë në vit.

Në të njëjtën kohë, presidenti Trump ka eliminuar edhe përjashtimin nga taksat për paketat nën 800 dollarë që vijnë nga kompani si Temu dhe Shein, duke prekur rëndë platformat kineze të tregtisë online.

Rënia e mbështetjes për Trump

Në prag të 100-ditorit të dytë në detyrë, Trump po përballet me një rënie të ndjeshme në popullaritetin e tij.
Sipas një sondazhi të Daily Mail/J.L. Partners, mbështetja e tij ra nga 54% më 17 prill në 45% këtë javë, me votuesit të shqetësuar për ndikimin ekonomik të tarifave.

Gati 60% e votuesve mendojnë se ekonomia është “keq ose përkeqësohet”, përfshirë 49% të republikanëve.
Një votues republikan nga Kalifornia tha:

“Trump po shtyn politika si tarifat që do të na dëmtojnë ekonomikisht në të ardhmen.”

Megjithatë, Trump ruan mbështetje të fortë nga baza e tij elektorale, veçanërisht mes burrave, amerikanëve të bardhë dhe republikanëve.

Sfidat e 100-ditëshit të parë

Presidenti ka ndërmarrë një numër vendimesh drastike, përfshirë:

  • Shkurtimin e shpenzimeve federale me ndihmën e Elon Musk dhe kriptomonedhës DOGE.
  • Krijimin e tronditjeve diplomatike përmes propozimeve për aneksimin e Grenlandës, Kanadasë dhe Kanalit të Panamasë.
  • Presionet e drejtpërdrejta ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të përfunduar luftën me Rusinë.

Në sondazhet e fundit, votuesit e shohin politikat e tij të imigracionit si suksesin më të madh, ndërsa tarifat si gabimin më të madh.