FLASH :

Trump pezullon bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa brenda shtatë ditësh

Presidenti Donald Trump ka ndërprerë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë pas vendimit të saj për të zbatuar një taksë ndaj gjigandëve teknologjikë amerikanë. Në një postim në Truth Social, Trump e quajti taksën kanadeze “një sulm të drejtpërdrejtë dhe të hapur ndaj vendit tonë” dhe paralajmëroi se brenda shtatë ditësh do të shpallë tarifat që Kanadaja do të paguajë për të bërë biznes me SHBA-në.

Taksimi i shërbimeve digjitale, që hyn në fuqi të hënën, do të prekë kompani si Amazon, Google, Meta, Uber dhe Airbnb me një normë 3% mbi të ardhurat nga përdoruesit kanadezë. Masa do të zbatohet në mënyrë retroaktive, duke sjellë një faturë prej rreth 2 miliardë dollarësh për kompanitë amerikane deri në fund të muajit. Ky vendim ka ndezur një krizë të re tregtare mes dy vendeve aleate, me Trump që përdor sërish tarifat si mjet presioni politik.