FLASH :

Trump paralajmëron takimin me Xi dhe sulmon Indinë: Po ‘ushqen’ makinerinë e luftës së Rusisë

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka një marrëdhënie shumë të mirë me Kinën dhe Presidenti Donald Trump mund të takohet me homologun e tij Xi Jinping deri në fund të 2025 nëse arrihet një marrëveshje.

Vetë Donald Trump e paralajmëroi një moment të tillë sot teksa dha një intervistë për CNBC.

“Do të kemi një takim para fundit të vitit nëse arrijmë një marrëveshje… Por jemi shumë afër”, tha Trump. “Po shkojmë shumë mirë me Kinën… Kina është shumë e varur nga Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.

Në lidhje me tarifat ndaj Indisë, Trump vendosi t’i “rrisë ato ndjeshëm në 24 orët e ardhshme sepse ata po blejnë naftë ruse”.

“India po ushqen makinën e luftës së Rusisë”, tha Donald Trump.