FLASH :

“Trump në re”: Një grua në Angli sheh fytyrën e presidentit amerikan në qiell

Një moment i pazakontë i ka ndodhur Janet Rose, një 60-vjeçare nga Fernhill Heath pranë Worcester-it, e cila thotë se ka parë fytyrën e Donald Trump të formuar në një re, teksa po nxirrte qenin për një shëtitje.

“Menjëherë sapo pashë formën në qiell, më ngjau me Trumpin – sidomos për shkak të flokëve të verdhë karakteristikë,” tha Janet, një kujdestare e përkohshme që vetëdeklarohet si mbështetëse e presidentit amerikan. Ajo vrapoi brenda për të marrë telefonin dhe arriti të fotografonte formën e pazakontë të resë.

Reja, sipas saj, i ngjante portretit të Trumpit me gjithë konturet e fytyrës dhe modelin ikonik të flokëve. “E pashë të shtunën, dhe më bëri të buzëqesh,” tha ajo, duke shtuar me admirim: “Do doja që qeveria jonë të kishte disa nga vlerat dhe forcën e tij.”

Nuk është hera e parë që figura e Trump pretendohet të jetë parë në vende të pazakonta. Në vitin 2024, njerëzit pohuan se fytyra e tij ishte parë në një qese të grisur portokalli dhe më vonë në një bukë të sapo pjekur.