FLASH :

Trump letër Begajt: Të ruajmë paqen përmes forcës

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në të cilën thekson të ardhmen premtuese të bashkëpunimit SHBA–Shqipëri, bazuar në miqësi, aleancë dhe idealet e përbashkëta që ndërtojnë kombin

Tiranë, më 15 gusht 2025

Trump- Begajt: Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë, më të fortë dhe me të sukseshme..

Presidenti i Republikës SH. T. Z.Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i SHBA-ve , Donald Trump. Në mesazh Presidenti Trump thekson angazhimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri bazuar në miqësinë, aleancën dhe respektimin e idealeve mbi të cilët është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan.
“Duke mbrojtur sovranitein, begatinë dhe paqen përmes forcës, së bashku ne mund të të arrijmë të pamundurën.
Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndëërtimin e një të ardhmeje më të sigurtë, më të qëndrueshme dhe me të suksesshme”. – shkruan Presidenti Trump ne letrën drejtuar Presidentit Begaj.
Letra e Presidentit Trump pason mesazhin që Presidenti i Republikës përcolli për 249 -vjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Kjo letër vjen pasi Presidenti Begaj i kishte uruar më parë 249-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve, duke forcuar idenë e partneritetit të veçantë dhe të qëndrueshëm mes dy vendeve.