Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar në një intervistë për FOX News Channel se ka gjetur një blerës për platformën TikTok. Sipas tij, bëhet fjalë për një grup njerëzish “shumë të pasur”, identitetin e të cilëve do ta bëjë publik brenda dy javësh.
Deklarata u bë gjatë emisionit Sunday Morning Futures, ndërsa Trump nuk dha më shumë detaje mbi marrëveshjen apo vendimin për rikthimin në fokus të çështjes TikTok, që kishte ngjallur debat të madh gjatë mandatit të tij të parë.







