FLASH :

Trump: Jam i zhgënjyer nga Putini, por nuk kam hequr dorë përfundimisht prej tij

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është i zhgënjyer nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, por se nuk ka hequr dorë përfundimisht nga përpjekjet për dialog. Në një intervistë për BBC-në nga Zyra Ovale, Trump u shpreh se “pothuajse nuk i beson askujt”, kur u pyet nëse ka ende besim te lideri rus.

Këto deklarata vijnë vetëm pak orë pasi ai njoftoi dërgimin e miliarda dollarëve në ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe paralajmëroi sanksione të ashpra ndaj Rusisë nëse brenda 50 ditësh nuk arrihet një marrëveshje për armëpushim. Trump konfirmoi gjithashtu mbështetjen e tij për NATO-n, duke vlerësuar se aleanca tashmë “po paguan faturat e veta” dhe duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes kolektive. Sa i përket luftës në Ukrainë, ai tha se ka menduar se një marrëveshje ishte afër “katër herë të ndryshme”, por gjithmonë është prishur në momentin e fundit, duke shtuar me sarkazëm: “Pastaj ai (Putini) shemb një godinë në Kiev.”