Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e një tarife doganore prej 30% ndaj produkteve të Bashkimit Evropian, që do të hyjë në fuqi nga 1 gushti 2025. Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe të publikuar më pas në rrjetin social Truth Social, Trump e cilëson vendimin si “shprehje të forcës dhe angazhimit ndaj marrëdhënies tregtare” mes dy palëve.
Ky zhvillim vjen pas aplikimit të tarifave të reja ndaj Kanadasë dhe përbën një tjetër goditje ndaj rendit tregtar ndërkombëtar nga administrata Trump, duke e thelluar tensionin me partnerët europianë. Masat prekin të gjitha produktet e BE-së të eksportuara në SHBA, pa përjashtime sektoriale, dhe vijnë në një moment kur marrëdhëniet transatlantike janë në një pikë delikate.