FLASH :

Tronditje në Tunizi: Turistja britanike rrëfen sulmin horror në ajër gjatë parashutizmit – “Më përdhunoi mbi det”

Një turiste britanike ka deklaruar se është sulmuar seksualisht nga një instruktor gjatë një fluturimi me parasailing në pushimet e saj në Tunizi.

Gruaja nga Merseyside rrëfeu për The Sun se instruktori mashkull e preku në mënyrë të papërshtatshme dhe e shtypte trupin e tij pas saj, ndërsa ishin të lidhur së bashku në ajër mbi qytetin turistik të Sousse-s.

Ajo kishte rezervuar një fluturim të dyfishtë me një shoqe, por stafi i tha se për shkak të erës së fortë, nuk mund të ngjiteshin bashkë dhe secila do të shoqërohej nga një operator. Shoqja e saj fluturoi e para dhe nuk pati asnjë problem, duke mbajtur distancë të dukshme nga udhërrëfyesi.

Por përvoja e saj ishte krejt ndryshe.
“Ndjeva si po më tërhiqeshin pjesët e poshtme të bikinit, po më shtrëngonte rripin. Duhet ta ketë bërë për të më afruar më shumë. Këmbët e tij më rrethonin, një dorë e kishte mbi parashutë, ndërsa tjetra jo. Pastaj ndjeva ta vendoste dorën mbi këmbën time,” tha ajo.

Turistja tha se episodi e ka lënë të ndihet “e përdhunuar, e pistë dhe e frikësuar”. Autoritetet tuniziane nuk kanë komentuar ende mbi rastin, ndërsa rasti ka ngjallur reagime për sigurinë dhe mbrojtjen e grave në aktivitetet turistike.