Pamje tronditëse kanë kapur momentin kur një tornado goditi një plazh në Itali, duke detyruar dhjetëra turistë të ikin me nxitim, ndërsa në breg formoheshin edhe vorbulla gjigante uji.
Ngjarja ndodhi të dielën në Maccarese, në bregdetin verior të Romës, ku era e fortë ngriti çadrat e plazhit të ngulura në rërë dhe i hodhi ato në ajër, duke shkaktuar kaos mes pushuesve. Turistë e vendas u panë duke mbajtur sendet personale në gjoks, teksa vraponin për t’u strehuar, por tornado vijoi të përshkonte zonën e mbushur plot njerëz.
Rëra dhe çadrat u panë duke u rrotulluar mbi kokat e plazhistëve, ndërsa disa pushues guximtarë qëndruan ulur në shezlongë, duke parë se si era e fortë u merrte peshqirët. Sipas mediave lokale, një grua pësoi lëndime të lehta që kërkuan ndërhyrje mjekësore.
Në një video tjetër, e filmuar rreth orës 13:00 të së dielës, vorbulla të mëdha uji u shfaqën pranë Delta del Po, në bregun lindor të Italisë, duke shtuar frikën mes banorëve dhe turistëve.