FLASH :

Trendi i rrezikshëm në TikTok, influencerja thyen shtyllën kurrizore

Një blogere ruse ka pësuar frakturë në shtyllën kurrizore pas përpjekjes për të marrë pjesë në një sfidë virale në TikTok, frymëzuar nga reperja e njohur Nicki Minaj.

Mariana Barutkina, 32 vjeç, nënë e re dhe me mijëra ndjekës në Instagram, tentoi të rikrijonte pozën ikonike nga videoklipi “High School” i vitit 2013 të Minaj, një trend që së fundmi ka pushtuar rrjetet sociale, ku përdoruesit shfaqen në pozicione akrobatike mbi këpucë me taka ekstreme.

Në përpjekje për t’u bërë pjesë e trendit, Barutkina u përpoq të ulej në një kuti qumështi për foshnje, e vendosur mbi një tenxhere , e cila nga ana tjetër qëndronte mbi një banak kuzhine prej mermeri. Por në një moment, blogerja humbi balancën dhe tenxherja rrëshqiti. Ajo u rrëzua pas banakut, duke përfunduar në dysheme me dëmtime serioze në shpinë dhe tani do të duhet të mbajë korse për tre muaj dhe të rikuperohet me kujdes.

Kjo “sfidë e Nicki Minaj” ka marrë përmasa virale, duke shtyrë përdoruesit të realizojnë poza me shkallë të rritur rreziku, shpeshherë duke balancuar me taka mbi shishe, tenxhere, madje edhe mbi kone trafiku. Barutkina është një nga rastet e para të dokumentuara me lëndime të rënda nga kjo sfidë.

Ngjarja e Barutkinës vjen si një kujtesë se ndjekja e verbër e trendeve në rrjetet sociale, sidomos atyre me elementë fizikë të rrezikshëm, mund të ketë pasoja të rënda.