FLASH :

Tre zjarre në qarkun e Beratit, vazhdon aktive në disa drejtime vatra në Zonën e Mbrojtur Balloll në Poliçan

Në qarkun e Beratit, vazhdon të jetë aktive zjarri në Zonën e Mbrojtur Balloll në Poliçan. Vatra me intensitet mesatar po zhvillohet në disa drejtime, në drejtim të fshatit Plashnik i madh, në drejtim të lagjes Selenicë të fshatit Çorogjaf, si dhe vet sipërfaqen pyjore. Në terren janë prezente forca të ushtrisë, 1 mjet zjarrfikës, 6 zjarrfikës të ushtrisë, 5 punonjës të ADZM Berat, ndërkohë që pritet të shkojnë dhe dy grupe nga Poliçani.

Vatra tjetër aktive është në fshatin Velçan të njësisë administrative Berat, ku terreni e bën të vështirë ndërhyrjen. Për momentin gjendja paraqitet e qetë ndërsa po punohet me dy mjete zjarrfikëse dhe 12 forca.

Vatra e tretë raportohet në fshatin Orizaj të Njësinë Administrative Qendër Skrapar. Terreni është i vështirë, por situata është e qetë. Në terren po shkojnë 8 efektivë dhe dy mjete zjarrfikëse.