Travis Barker u përball me kritika të ashpra online pasi pëlqeu disa foto të postuara nga e dashura e djalit të tij, Landon. Skyla Sanders, 20 vjeç, publikoi një album nga pushimet e saj, ku në një prej fotove shfaqej me bikini. Në të njëjtin album kishte edhe 2 foto të djalit të Travis, si dhe një selfie të çiftit.
Pasi Travis, 49 vjeç, pëlqeu postimin, përdoruesit e Reddit reaguan ashpër ndaj bateristit të Blink-182. Një komentues tha për pëlqimin e tij: “Shumë e neveritshme!”; “Aspak e frikshme”, shkroi një tjetër.
Një përdorues i Reddit shkroi gjithashtu: “Ughhh, e neveritshme”, ndërsa të tjerë theksuan se ishte një sjellje goxha e çuditshme.

Një tjetër shkroi me një ton sarkastik: “Aspak creepy kjo…”
“Ugh, e neveritshme,” shkroi një i tretë, ndërsa një tjetër e cilësoi veprimin si “sjellje e çuditshme ????”.
Të tjerë e mbrojtën muzikantin, i cili nuk e ka folloë Sky dhe duket se në total, ka pëlqyer vetëm 2 postime të saj, këtë për të cilën u bë objekt diskutimi në rrjet dhe një tjetër foto ku ajo shfaqet me Landon.

“Në këtë postim është edhe djali i tij,” shkroi dikush, duke shtuar: “Duket më shumë si një prind që pëlqen çfarëdo që poston familja. Të gjithë pëlqejnë fotot e njëri-tjetrit. Po e teproni tani”.
Sipas Daily Mail, Landon dhe modelja, vajza e regjisorit Rupert Sanders dhe modeles Liberty Ross, kanë disa muaj që janë në një lidhje. Në maj, Landon postoi disa foto me të dashurën, si dhe një tatuazh kushtuar asaj.