FLASH :

Tragji-komedia e paralajmëruar/ Ç’ju desh Tikut me Shabanin?! Letra e dajës për KQZ konfirmon prerjen në besë

Në Lajme Troç e kemi shkruar gjithnjë se Endrit Shabani është një matrapaz politik pa parime.

Këtë po e konfirmon së fundmi kandidati nga partia e tij që ishte vendosur në lista të mbyllura për deutetë dhe që na rezulton të jetë daja i tij, Zeqir Kordhoni.

Ky i fundit i ka nisur një letër KQZ, në të cilën aludon se dyshon një një falsifikim që mund t’i jetë bërë nga partia e Lapajt për të dhënë dorëheqjen.

Gjithashtu Kordhoni ka kërkuar të njihet me kerkesën në fjalë, duke nënkuoptuar se nuk e ka bërë ai, por edhe se nuk ka ndërmend të dorëhiqet.

Nëse mos dorëheqja e tij konfirmohet, atëhere Endrit Shabani konfirmohet gjithashtu, si ajo që e kemi thënë gjithnjë, një kalë troje brenda koalicionit me Lapajn, për të dëmtuar këtë të fundit.

Shabani, një produkt sorosian, u vendos aty nga sorosoianët Veliaj, Rama dhe shokët e tjerë, pikërisht për ta mbytur me çdo mjet lulëzimin e mundshëm të Lapajt, që mund të behej faktori i vërettë real i opozitaroizmit në parlament.

Duke mos lënë Lapajn të hyjë në Parlament, dhe duke larë duart se s’ka çt’i bëjë dajës, Shabani do të konfirmohet si një palaço që duhet flakur nga politika pa filluar ende mirë.

Nuk kemi nevojë për një Erion Veliaj të dytë, për të kuptuar se ky model politik ka dështuar një herë dhe nuk ka pse i jepet një shans i dytë.