FLASH :

Tragjedi nga shirat musonike në Indi: 34 të vdekur, 74 të plagosur dhe miliona dëme

Të paktën 34 persona kanë humbur jetën, 74 janë plagosur dhe katër rezultojnë ende të zhdukur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm musonikë që kanë përfshirë shtetin verior indian të Himachal Pradesh gjatë nëntë ditëve të fundit. Autoritetet raportojnë se dëmet në infrastrukturë kapin vlerën e mbi 8.3 milionë dollarëve amerikanë.

Sipas Qendrës Shtetërore të Operacioneve të Emergjencave, dëmet përfshijnë shembje të shtëpive, strehimoreve të bagëtive, ndërtesave qeveritare, rrugëve, linjave të furnizimit me ujë dhe energji elektrike. Mbi 40 rrugë janë ende të bllokuara për shkak të rrëshqitjeve të dheut, ndërsa qeveria ka vënë në gatishmëri të lartë të gjitha shërbimet e emergjencës. Departamenti Meteorologjik i Indisë ka lëshuar një alarm portokalli për reshje të rrëmbyeshme që pritet të vazhdojnë edhe për dy ditët në vijim.