Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku një nënë e re dhe djali i saj i mitur kanë humbur jetën tragjikisht në një pishinë.
Lajmin e hidhur e ka bërë publik kryetari i komunës së Deçanit në Kosovë, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Jam i hidhëruar për lajmin e trishtë të ditës së sotme. Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjës sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd Elonit!”, u shpreh ai, ndërsa ka postuar edhe fotot e tyre.

Sipas mediave në Kosovë, tragjedia dyshohet se ka ndodhur jashtë kufijve të Kosovës, ndërsa ende pritet një reagim zyrtar nga policia për rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht raportohet se fillimisht ka qenë fëmija i mitur që ka rënë në pishinë, ndërsa nëna ka hyrë për ta shpëtuar, por fatkeqësisht të dy kanë humbur jetën.