Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Vlorë, ku një grua 59-vjeçare ka humbur jetën teksa po lahej në det.
Sipas informacioneve paraprake, viktima u nxor nga familjarët e saj në breg, por fatkeqësisht ishte pa shenja jete. Ata e transportuan menjëherë drejt spitalit të Vlorës, ku mjekët konstatuan vdekjen e saj. Trupi është dërguar më pas në morg për ekzaminime të mëtejshme.
Shkaqet e sakta të vdekjes nuk janë përcaktuar ende, por dyshohet se 59-vjeçarja mund të ketë pësuar një goditje në zemër ndërsa ndodhej në ujë.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.