Nëntë persona kanë vdekur dhe një është në gjendje kritike pas një zjarri të madh që shpërtheu të dielën në mbrëmje në një qendër për të moshuar në Fall River, Massachusetts.
Departamenti i Zjarrfikësve të Fall River u thirr menjëherë pas orës 9:30 të mbrëmjes sipas kohës lokale për një zjarr në Gabriel House, një qendër për të moshuar, tha Shefi i Zjarrfikësve Jeffrey Bacon në një konferencë për shtyp të hënën në mëngjes.
Zjarrfikësit, sipas Bacon, u përballën me tym të dendur, flakë dhe banorë që kërkonin me dëshpërim ndihmë nga dritaret. Më shumë se 30 banorë u dërguan në spitale, ndërsa më shumë se 50 zjarrfikës, i gjithë personeli i disponueshëm i qytetit, luftuan për të nxjerrë njerëzit dhe për të vënë zjarrin nën kontroll.
“Kemi të bëjmë me një tragjedi pothuajse të paimagjinueshme”, tha shefi i zjarrfikësve, duke theksuar se operacioni i shpëtimit ishte “ i vështirë dhe kaotik”. Ai tha se të gjithë zjarrfikësit morën pjesë në operacionet e shpëtimit. Zjarri u shua herët të hënën në mëngjes, ndërsa shkaku është nën hetim.
Pesë zjarrfikës u dërguan në spital me lëndime të lehta. Disa banorë u shpallën të vdekur në vendngjarje.