FLASH :

Tragjedi në liqenin e Grizhes: 38-vjeçari mbytet pasi pëson arrest kardiak gjatë notit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në liqenin e Grizhes, ku një 38-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë notit.

Sipas Policisë së Shkodrës, viktima është shtetasi E. N., i cili rreth orës 19:00 të datës 3 qershor ishte futur për t’u larë në liqen, por nuk doli më gjallë. Pas disa orësh kërkime intensive nga shërbimet e DVP Shkodër dhe Policia Kufitare, trupi i pajetë u gjet dhe u nxor nga uji.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 38-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak ndërsa ishte në ujë. Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e kësaj ngjarjeje të rëndë.