Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot të Kurbinit, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi u përfshi nga flakët ndërsa po digjte mbeturina në bahçen e shtëpisë së tij.
Viktima është identifikuar si Demer Haxhiu, 78 vjeç. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, flakët morën përmasa të mëdha dhe përfshinë edhe të moshuarin, i cili nuk arriti të shpëtonte. Në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse të Laçit dhe grupi hetimor, që po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje fatkeqe.







