Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop, në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësore e cila ndodhej pranë rrugës. Fillimisht u raportua se gruaja ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht ajo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë pak minuta më vonë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit tragjik.







