Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë kimike në shtetin Telangana të Indisë i ka marrë jetën të paktën 39 personave, sipas raportimeve të Reuters dhe Associated Press.
Ngjarja ndodhi më 30 qershor në fabrikën e kompanisë “Sigachi Industries”, rreth 50 km nga qyteti Hyderabad. Më shumë se 140 punëtorë ndodheshin brenda ndërtesës në momentin e shpërthimit, e cila është shembur totalisht.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur deri tani 34 trupa, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital për shkak të djegieve të rënda. Dhjetëra të tjerë janë ende të shtruar në spital.
Për shkak të dëmtimeve të mëdha trupore, 25 viktima nuk janë identifikuar ende, ndërsa autoritetet kanë nisur testet e ADN-së përmes një ekipi të posaçëm mjekësor.
Autoritetet e shtetit Telangana kanë ngritur një komision hetimor, ndërsa kompania ka pezulluar operimin e fabrikës për 90 ditë. Shkaku i shpërthimit mbetet ende i panjohur.