Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 42-vjeçari shqiptar në Greqi mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ndodhi pak para mesnate në rrugën “Larissis”, në kryqëzimin me rrugën “Ypsilantou”.
Sipas raportimeve nga mediat greke, shqiptari po lëvizte me motor kur u përplas me një automjet që drejtohej nga një 26-vjeçar. Përplasja rezultoi fatale: viktima u transportua me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të rënda ndërroi jetë rreth dy orë më vonë.
Policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa drejtuesi i makinës është shoqëruar për deklarime.