Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Tervol të Gramshit, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë punimeve për hapjen e një pusi.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, viktima, shtetasi me iniciale H. D., po punonte në vendngjarje kur një masiv dheu rrëshqiti dhe e zuri poshtë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në lidhje me rastin, drejtuesi i fadromës, shtetasi S. B., 51 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për marrjen e deklarimeve. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik.