FLASH :

Tragjedi në Brazil – 17-vjeçarja vdes pasi hëngri një ëmbëlsirë të helmuar me një mesazh dashurie

Brazil është tronditur nga një ngjarje makabre, ku një vajzë 17-vjeçare humbi jetën dhe një tjetër shpëtoi për pak, pasi morën në shtëpi ëmbëlsira të helmuara që mbanin shënime dashurie. Policia braziliane njoftoi se një vajzë tjetër 17-vjeçare ka pranuar autorësinë e ngjarjes, duke rrëfyer se kishte dërguar kekë të përzier me arsenik në një akt xhelozie ndaj viktimave.

Ana Neves, nxënëse e shkollës së mesme në qytetin Itapecerica, rreth 500 kilometra në veri të São Paulos, konsumoi një nga ëmbëlsirat e dërguara të shtunën pasdite. Bashkë me kekun, ajo gjeti një letër ku shkruhej: “Një ëmbëlsi për vajzën më të bukur që kam parë ndonjëherë.” Brenda një ore, Ana u ndje keq dhe u shtrua në spital, por u lajmërua si jashtë rrezikut për jetën dhe u lirua. Të nesërmen, pasi gjendja e saj u përkeqësua, babai e riktheu në spital, ku ajo pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë.

Hetimi zbuloi se autorja kishte blerë kekun nga një pastiçeri lokale dhe helmimin e kishte kryer vetë, duke përdorur arsenik të porositur në internet për një shumë prej 65 realësh brazilianë (rreth 11.50 dollarë amerikanë). Dërgesa ishte kryer përmes një aplikacioni me një korrier të jashtëm, dhe jo nga stafi i pastiçerisë, siç u sqarua më vonë nga pronarja e saj.

Vajza e arrestuar gjithashtu ka pranuar se kishte dërguar më herët një tjetër kek të helmuar një vajze tjetër 17-vjeçare më 15 maj, e cila u shpëtua në momentet e fundit në spital dhe tashmë është jashtë rrezikut.

Ana Neves u përcoll për në banesën e fundit ditën e martë, mes dhimbjes së familjarëve, bashkëmoshatarëve dhe stafit mësimor. Në një mesazh prekës, shkolla e saj shkroi: “Me një dhimbje të madhe, klasa jonë i thotë lamtumirë një ylli të bukur. Ana ishte dhe do të mbetet pjesë e historisë sonë.”

Ana Neves died Sunday, a day after eating a  poisoned cupcake that was delivered to her home in Brazil